Legalizimet në Elbasan, 27 mijë dosje të grumbulluara ndër vite

01/11/2014 00:00

Rreth 100 qytetarë paraqiten çdo ditë në zyrat e ALUIZNI-t, në Elbasan, për t`u interesuar mbi ecurinë dosjeve të tyre.

Specialistët e kësaj zyre janë duke verifikuar në terren çdo shtesë apo ndërtim që pret për t’u legalizuar.Sipas kreut te ALUIZNI-t, Kastriot Gurra dosjet e grumbulluara vite me pare kishin mangesira ne dokumentacion.

“Janë rreth 5 mijë aplikues të rinj, të cilët kanë shprehur vullnet për të deklaruar ndërtimet e tyre informale. Edhe në dyndjen e vazhdueshme që kanë drejt zyrave të ALUIZNI-t tregojnë një interesim në rritje dhe një vlerësim ende më të madh, se ai që ka ekzistuar deri tani, që kësaj rradhe është marrë seriozisht procesi i legalizimit. Ne nga ana jonë me stafin tonë jemi përpjekur që t’i mirëpresim qytetarët dhe në një kohë rekord të arrijmë t’ju bëjmë dosjen e legalizimit gati, pa qenë e nevojshme që ata të rrinë gjithë ditën aty. Ne i bëjmë dosjen e legalizimit dhe më pas nëpërmjet medias, apo nëpërmjet postës i dërgohet shkresë dhe ata paraqiten për të marrë dosjet”, tha Gurra.

Jane rreth 27 mije aplikime per legalizim objektesh ne qarkun e Elbasanit, pronaret e te cileve presin te marrin dokumentin e pronesise.

Matjet dhe perditesimet jane bere ne çdo objekt informal, qe ka shtese apo ka bere ndryshime ne volum nga matjet e meparshme,  pavaresisht nese eshte ne proces legalizimi apo jo.

Per ato objekte, te cilat nuk jane ne proces legalizmi, qytetaret duhet te paraqiten prane ALUIZNI-t dhe te deklarojne pasi qe nga data 15 tetor kane nisur te pranohen aplikime te reja.

Top Channel