PS: Basha t’u kërkojë falje shqiptarëve

01/11/2014 00:00

Partia Socialiste i kerkon Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike që t’ju
kërkojnë falje shqiptarëve që lejuan zaptimin e çdo hapësirë publike.

Madje pergjegjsia e tyre shkon edhe me shume sesa kaq, pasi ishte Qeveria e Berishes qe i legalizoi, duke e bere procesin aktual te prishjeve me te veshtire dhe me te kushtueshem, deklaroi deputeti i TIranes Ervin Bushati.

Lidhur me akuzat e demokrateve per prishje selektive, Partia Socialiste thote se aksioni nuk ka perfunduar.

“Kush i legalizoi çibanët pa leje, në zemër të qyteteve shqiptare, duke e bërë sot më të kushtuetshme dhe më të vështirë, rikthimin e hapësirave publike tek qytetarët? Përgjigjja është e thjeshtë: Qeveria e kaluar e Saliut dhe e Lulit, të cilët jo vetëm nxitën ndërtimet pa leje, por edhe i legalizuan shumë prej tyre. Sot Luli dhe Saliu, gjenden në pozitë të vështirë.Luli, pasi me heshtjen e tij, braktis cdo ditë më shumë punën e kryetarit të Bashkisë, të cilën për hir të së vërtetës nuk e filloi kurrë. Saliu, pasi cdo ditë që deputetët e tij të pozitës, gjasme denoncojnë rastet e ndërtimeve të paprishura ende nga INUK, kupton se sa fajtor është, se përse ai vetë i ka legalizuar këto mostruozitete në zemër të qytetit”, tha deputeti i PS-se, Ervin Bushati.

Top Channel