Të organizuar përmes rrjeteve sociale, qytetarë maqedonas protestuan para godinës së Parlamentit në Shkup kundër politikave të gabuara të qeverisë.

Ata kërkuan që të marrë fund gjuha e urrejtjes, kontrolli i medias dhe dhuna e cila po ushtrohet nga segmene të pushtetit.

“Në radhë të parë ne duam liri të shprehjes, duam një shtet normal, mjaft me ndarje për shkak se bëhet fjalë për vnedin tonë. Nuk duam që kreditë të na i shlyejnë brezat e ardhshëm. Nuk duam një pushtet të korruptuar, nuk duam një gjyqësor partiak dhe selektiv. Duam universitete autonome, duam që fati ynë të mos jetë në duart e elemëntëve partiakë. Mjaft më me manipulime dhe frikësime”, tha Liljana Saçevska, organizatore e protestës.

Qytetarët thanë se prapa manifestimit të tyre nuk qëndronte politika. Ata premtuan protesta të tjera nëse shteti nuk do të reflektojë mbi kërkesat e tyre dhe në mënyrë simbolike ndezën qirinj para selisë së Parlamentit.

Top Channel