Vizita e Papës, PD akuzon Veliajn

01/11/2014 00:00

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Mirëqenies Sociale Erjon
Veliaj, pasi kompania e vellait te tij, sipas deputetit Gerti Bogdani,
ka qene fituese e tenderit per dekorimin e Tiranes gjate vizites se Papa
Françeskut.

“Me prokurim të drejtpërdrejtë, Edi Rama ka futur në xhepat e kompanisë EAG Communication, 394 milionë lekë, për shërbimet e ofruara gjatë vizitës së Papës. Kompania EAG edhe pse është krijuar në janar të këtij viti, dhe nuk plotëson kriteret teknike, është kontraktuar nga qeveria.Të gjithë e dinë se kush është kompania EAG dhe pse ajo u shpall fituese, dhe pse u pasurua brenda ditës. EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilën kujdeset vëllai i tij. Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, siç i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfrit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë. Dhe qytetarët e kuptojnë mirë se sa qesharake është kur Edi Rama flet për drejtësi e shtet ligjor, kur në shkelje të çdo procedure i jep Ministrit të tij, 394 milionë lekë të taksapaguesve. Partia Demokratike e denoncon këtë rast të pastër korruptiv dhe bëjmë me dije se në ditët në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte mbi këtë makutëri të pashoqe, të pasurimit dhe abuzimit, edhe me vizitën e Papa Francesku”, tha Bogdani.

Top Channel