Qeveria: Opozita një klub thashethemesh

01/11/2014 00:00

Akuzave të Partisë Demokratike në adresë të Ministrit Veliaj, i është përgjigjur Qeveria përmes një deklaratë.

Sipas saj, opozita eshte degjeneruar ne nje klub thashethemesh prej province, duke shtuar, se ne çdo veprim dhe vendim te saj Qeveria udhehiqet nga parimi i interesit publik dhe kombetar.   

Ne deklaraten e kryeministrise thuhet se Partia Demokratike po sillet edhe ndaj organizimit te sukseshem per pritjen e Papes, ashtu si ndaj çdo veprimi tjeter per vendosjen e ligjit, si prishjet e ndertimeve pa leje, aksionet ne Lazarat dhe Dukagjin, vjedhjes se energjise elektrike etj.

“Është koha që opozita të dale nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend, ku e presim krahëhapur për të debatuar për problemet reale, për sfidat reale, për zgjidhjet reale që Shqipëria kërkon pas aq shumë vitesh rrënim nën pushtetin e një partie që sot nuk di ku ka kokën, nuk di ku e shpien këmbët dh nuk di çfarë i nxjerr goja” – perfundon deklarata e qeverise.

Top Channel