ISIS, alarmi i OKB: 15 mijë luftëtarë të huaj

01/11/2014 00:00

Një numër i papreçedent luftëtarësh të huaj i janë bashkuar xhihadit, nga vende që nuk kishin furnizuar kurrë “krah pune” për terrorizmin islamik.

Është ky alarmi i dhënë nga OKB në një raport, një pjesë e vogël e të cilit është publikuar në të përditshmen britanike “The Guardian”.

Sipas raportit, të ashtuquajturit “luftëtarët e huaj” janë rreth 15 mijë, të nisur për në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah ISIS apo grupeve të tjera ekstremiste.

Ata vijnë nga 80 vende të ndryshme. OKB nuk jep një listë të detajuar, duke u kufizuar vetëm tek përmendja e vendeve që kurrë deri më sot nuk ishin nisur xhihadistë: Maldivet, Kili, Norvegjia.

“Nga viti 2010 deri më sot janë nisur më shumë luftëtarë të huaj nga sa janë nisur në 20-vjeçarin 1990-2010 dhe numri i tyre po rritet”, thuhet në raport.

Ndërkohë, ISIS u ka bërë apelin e radhës myslimanëve egjiptianë që “të mbështesin heronjtë dhe luanët e Sinait që nuk i tremben askujt për krijimin e një Shteti Islamik”.

Videoja është postuar online në faqen xhihadiste të internetit me flamurin e zi më 22 tetor, ndërsa më 24 një seri atentatesh u morën jetën shumë ushtarëve egjiptianë në veri të gadishullit të Sinair.

Lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al Baghdadi është emëruar kryetar i Kalifatit të Demës, qytet në lindje të Libisë që kontrollohet nga xhihadistët.

Një bombë artizanale shpërtheu ndaj tribunës së Këshillit rinor islamik, përkrahëse e ISIS, gjatë festimeve për emërimin në sheshin e qytetit.

Top Channel