“EAG Communcation” përgënjeshtron akuzat e PD

01/11/2014 00:00

Deklarata e Partisë Demokratike kundër vëllait të ministrit Erjon Veliaj është përgënjeshtruar nga Gentian Skënderaj, drejtues i kompanisë “EAG Communcation”, i cili shkruan se ndihet i keqardhur nga akuzat që behen nga deputeti Bogdani.

Skënderaj thotë se, prej 10 vjetësh punon në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun për disa nga kompanitë më të mëdha në vend.

“Kompania që unë përfaqësoj është vetëm një nga dy kompanitë që lidhën kontratën me Ministrinë e Kulturës për mbarëvajtjen e punës gjatë vizitës së Papa Françeskut”, thotë Skënderaj në reagimin e tij.

Top Channel