Bayern mposht 2-1 Borussian

01/11/2014 00:00

Nuk ka mjaftuar paraqitja më e mirë e Borussia Dortmund për të ndaluar Bayern Munich. Në javën e dhjetë të Bundesligës, verdhezinjtë janë mundur me rezultatin 2-1 përballë skuadrës që kryeson klasifikimin e kampionatit gjerman.

Skuadra e Klopp mbajti kryesimin e ndeshjes deri në minutën e ‘72, pasi Reus i kishte dhënë avantazhin skuadrës së tij që në fillimin e ndeshjes. Por Lewandowski barazoi dhe më pas Robben me një 11-metërsh në minutën e ‘85 shënoi golin e avantazhit.

Skuadra bavareze vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 4 pikë avantazh ndaj Wolfsburgut, i cili fitoi 4-0 ndaj Stuttgartit dhe gjen suksesin e gjashtë rradhazi.

Top Channel