Egjipt, dënime për dasmën homoseksuale

02/11/2014 00:00

Tetë meshkuj egjiptianë u dënuan me tre vite burg, me akuzën e shpërndarjes së imazheve të pahijshme si edhe një videoje, e cila shfaqte ceremoninë e parë të martesës midis homoseksualëve në vend.

Gjykatësi vendosi se ata do vazhdojnë të jenë subjekt i mbikëqyrjes së policisë, pas përfundimit të dënimit me burg.

Kjo masë u prit me zhurmë nga familjet e të pandehurve. Ndërkaq, këta të fundit i mohuan akuzat dhe njëri prej të dënuarve mbante në dorë një kopje të Kuranit.

Top Channel