SHBA, shënohet viktima e tretë e sulmit

02/11/2014 00:00

Një tjetër vajzë humbi jetën pas një zjarri të hapur nga një student, në një shkollë të mesme në Uashington, disa ditë më parë.

14-vjeçarja është viktima e tretë, pasi atentatori që kreu krimin ndaj një bashkëmoshatari, më tej u vetëvra, si dhe la të plagosur 10 persona të tjerë. Sheili Cuknalski humbi jetën si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë.

Gjatë një fjalimi për mediat, prindërit e vajzës u shprehën zemërthyer për këtë humbje tragjike. “Në jetën e shkurtër të saj, Shei ka qenë një rreze drite për ne, e cila na ka sjellë gëzime dhe lumturi të paharrueshme”, e mbylli fjalën i ati i vajzës.

Top Channel