Argjentina kërkon 20 ish-zyrtarë të Gjeneral Francos

02/11/2014 00:00

Një gjykatë argjentinase i ka kërkuar Spanjës të arrestojë e më pas të ekstradojë 20 ish-zyrtarë të akuzuar për abuzime gjatë regjimit ushtarak të Gjeneralit Franco.

Ata nuk mund të gjykohen në Spanjë për shkak të ligjit të amnistisë, por ish-zyrtarët mund të hetohet në Argjentinë.

Familjet e viktimave të pretenduar i kanë kërkuar ndihmë shtetit argjentinas, sepse ajo ka një traktat ekstradimi me Spanjën.

Në Prill, gjykata e Lartë spanjolle refuzoi të ekstradonte në Argjentinë një ish-polic të akuzuar për tortura.

Gjykatësja Maria Servini de Cubria lëshoi mandat arreste dhe ekstradimi për dy ish-ministra të regjimit të Gjeneralit Franco, si dhe 18 zyrtarë të tjerë, duke e konsideruar “juridiksionin universal” si një doktrinë ligjore që autorizon gjykatësit të gjykojnë abuzime serioze të të drejtave të njeriut, të kryera në vende të tjera.

Duke përdorur doktrinën, Spanja arrestoi në pak kohë ish-diktatorin e Kilit, Augusto Pinochet, në vitin 1998. Dy prej figurave më të rëndësishme të të dyshuarve në hetimin e gjykatëses Servini janë Rodolfo Martin Villa, 79 vjeç, ish-ministër i Brendshëm i Francos, si dhe Jose Uteri Molina, 86 vjeç, ish-ministër i Strehimit.

Pas vdekjes së Francos në vitin 1975, marrëveshja e amnistisë u pa si thelbësore për të shmangur probleme të së kaluarës, teksa vendi po ecte drejt demokracisë.

Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Spanjës të revokojë ligjin për aministri, por autoritetet spanjolle kanë refuzuar të bëjnë diçka të tillë deri më tani.

Top Channel