F1, Alonso: Podiumi, kërkesë jorealiste

02/11/2014 00:00

Për Ferrarin dhe dy pilotët e saj, Fernando Alonso e Kimi Raikkonen, nuk përbën lajm fakti që në Çmimin e Madh të SHBA-ve, në Austin, do të nisën më së afërmi nga vendi i gjashtë me spanjollin, por detyrimi që duke nisur nga kjo garë do të përdoret motori i gjashtë, duke u nisur nga bokset, ashtu sikurse dhe Vettel.

“Kemi hequr dorë nga motorët dhe jemi kthyer mbrapa. Kemi vendosur gjithashtu nëse do të niseshim nga vendi i 6 i startit, apo do të përdornim një motor shumë të vjetër, – zbulon piloti spanjoll. – Strategjia më e mirë është të kualifikoheshim në vende më të mira, gjë që ka dhënë frytet e veta te pilotët e tjera. Nëse do më kërkonin podiumin? Do të thoja është kërkesë jorealiste”.

“Gjithsesi kanë qenë prova të mira. Gara është e gjatë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka shumë pilotë që kanë pasur probleme me besueshmërinë. Duhen bërë dy ndalesa për të ndërruar gomat, por do të përpiqem të bëj më të mirën”, ka përfunduar Alonso.

Ndërsa finlandezi Raikkonen do të duhet të luftojë disi më tepër, padi do të niset nga radha e katërt. “Makina nuk më jep ndjenja negative, por vazhdon problemi me rrëshqitjen e pjesës së përparme, gjë që nuk më jep besim. Kjo nuk është idealja për të garuar, por këtë rezultat kemi deri më tani. Shpresoj të bëj më të mirën në garë”, është shprehur Kimi.

Top Channel