Eksploziv godinës së një biznesi

02/11/2014 00:00

Një sasi e konsiderueshme lënde eksplozivi shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës, në një objekt në ndërtim pak kilometra nga kryeqyteti, në autostradën Tiranë-Durrës.

Lënda eksplozive u vendos në një godinë në pronësi të një biznesmeni nga Shkodra, Nexhat Sheshi. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia tha se është duke hetuar për ngjarjen dhe pista kryesore mbetet ajo e konkurrencës. Sheshi, 54-vjeçar, operon në fushën e barnave mjekësore dhe godina në ndërtim do të shërbente si një depo farmaceutike.

Por, edhe konfliktet e tij të mëparshme, për shkak të biznesit që kryente, mbeten si një tjetër pistë e mundshme, e cila po hetohet nga Policia e Tiranës.

Top Channel