Partia Demokratike ka vijuar akuzat duke i cilësuar aksionet e INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje si selektive.

“INUK-u i Edi Ramës po u shkatërron pasurinë, mundin e djersën shumë qytetarëve, por kjo nuk i shqetëson aspak ministrat, deputetët, miqtë e kryeministrit, të cilët kanë ndërtime pa leje dhe vazhdojnë të shtojnë katet e pasurisë e tyre në breg të detit. Dy Shqipëri kemi sot: Shqipëria e miqve të Edi Ramës, e qeveritarëve që nuk preken dhe Shqipëria e të tjerëve ku arbitrariteti e represioni bën hi çdo gjë që u del para. I kujtojmë qytetarëve sot se Sarajet e Koço Kokëdhimës 2 metra larg bregut të detit nuk preken. Shtesa e vëllait të Koço Kokëdhimës në Tiranë, që ka zvogëluar trotuarin me 1 metër e gjysëm, nuk preket. Pallatet shumëkatëshe të klientelës qeveritare në breg të detit në Durrës vazhdojnë të hedhin shtat”, deklaroi deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Nga Selia Blu, zoti Bumçi në emër të PD-së i ka bërë thirrje qytetarëve të kundërshtojnë me çdo mjet këtë padrejtësi që po u bëhet.

Top Channel