Protestë përpara selisë së UEFA-s

02/11/2014 00:00

Pas Tiranës, Prishtinës, Londrës dhe Finlandës, Zvicra ka qenë ndalesa e radhës e tifozëve kuqezi, të cilët vazhdojnë të protestojnë ndaj vendimit të padrejtë të Komisionit të Disiplinës në UEFA për dhunën gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Kanë qenë më shumë se 500 tifozë, një pjesë e mirë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, të cilët kanë protestuar në mënyrë paqësore para selisë së UEFA-s në Nyon.

Të veshur me ngjyra kuqezi dhe duke kënduar këngë patriotike, protestuesit kanë kërkuar që UEFA të vendosë drejtësi për dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë gjatë ndeshjes me Serbinë.  

Kjo nismë e tifozëve kuqezi kërkon të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për një vendim të padrejtë të dhënë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA, i cili u bë palë me dhunën dhe racizmin që shfaqën tifozët serbë gjatë ndeshjes së 14 tetorit në Beograd.  

Top Channel