Kategoria Superiore, Partizani në krye i vetëm

02/11/2014 00:00

Partizani kryeson i vetëm Superioren pas fitores 1-0 ndaj Apolonisë dhe falë barazimit pa gola të Tiranës në Vlorë.

Java e 11-të e ka bërë më interesante luftën në kreun e klasifikimin pasi diferenca mes vendit të parë dhe të katërt është vetëm 3 pikë. E njëjtë është situate në fundin e tabelës, ku konsolidohet kriza e Vllaznisë, e cila pësoi humbjen e 5 radhazi.

Mjaftoi goli i vetëm i Mazrekajt që të kuqtë e Duros të mposhtin 1-0 Apoloninë dhe të hakmerreshin ndaj skuadrës fierake, e cila është e vetmja deri tani që ka mundur kryeqytetasit.

Tirana la 2 pikë në Vlorë përballë Flamurtarit,  i cili edhe pse pati shkarkime dhe pezullime në mesjavë, me lojën që bëri, sidomos në pjesën e parë, ndaj bardhebluve tregoi se ka fuqi për t’u rikthyer sërish në luftën e kreut.

Skënderbeu, Kukësi dhe Teuta janë 2 skuadrat e tjera që e mbyllën me fitore javën e 11-të.

Kampionët në fuqi dolën me 3 pikë nga transferta e Laçit, falë golave të Oljanika dhe Sefës që vulosën fitoren 2-0.

Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Kukësi në “Elbasan Arena” ndaj ekipit të Dostit, i cili vazhdon të mbetet ekipi i vetëm në Superligë që ka 3 pikë. Pero Pejic, me 2 golat e tij, ishte protagonisti i fitores së kuksianëve, të cilët e shohin veten në vendin e 3-të, me 22 pikë, po aq sa Tirana e vendit të dytë.

Ndërkohë Teuta mposhti 2-1 Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke konfirmuar rënien e lirë të skuadrës shkodrane, e cila e sheh veten tashmë ne vendin e 8 me 8 pikë.

Top Channel