Është sopranoja turke Deniz Yetim fituesja e çmimit “Maria Kraja” e edicionit të 14-të të festivalit ndërkombëtar operistik që u zhvillua në Tiranë.

Vendin e dytë e zuri sopranoja nga Kosova, Marigona Qerkezi. Çmimi i tretë shkoi për rumunin Remus Alazaroe.

Çmimet e lirikës u dhanë nga një juri ndërkombëtare, ndërsa për çmimin “Song price”, orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit votoi për Vassia Zacharopoulu.

Vassia Zacharopoulu, erdhi nga Greqia për të marrë pjesë në këtë edicion, ku u paraqitën artistë nga vende të ndryshme të botës.

Mbi vlerat e festivalit foli kreu i jurisë ndërkombëtare, drejtori i Operës Shtetërore të Vjenës, Dominique Meyer.

“Mendoj se është një festival i bukur. Ka shumë të rinj nga vende të ndryshme, të cilët janë të përgatitur. Më pëlqen mënyra sesi organizohet këtu sepse është ndryshe, më pëlqen dhe fakti që Teatri i Operës është i mbushur, kjo tregon interesin e njerëzve për këtë festival”, tha Mayer.

Top Channel