Hamilton: Rosberg nuk ishte i vëmendshëm

03/11/2014 00:00

Lewis Hamilton ishte shumë i lumtur pas fitores së dhjetë sezonale që e afron edhe më shumë me titullin e dytë kampion në karrierë dhe në podium falenderoi skuadrën për makinën fantastike që i kanë dhënë.

“I falenderoj të gjithë. Kam fat që kam një ekip të mrekullueshëm dhe një makinë fantastike. Jam shumë i emocionuar. Po kaloj një sezon të pabesueshëm”, theksoi britaniku i Mercedesit.

Në lidhje me parakalimin që i bëri Rosbergut dhe që e lejoi të fitonte Cmimin e Madh të SHBA-së, Hamilton tha: “Në këtë pistë është e vështirë ndjekja nga afër, sidomos në sektorin e mesëm, por u mundova t’i qëndroja sa më afër të mundesha dhe në momentin e parakalimit mendoj se Rosberg nuk ishte i vëmendshëm.”

Pas fitores në Austin, Hamilton kryeson renditjen me 316 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg ndjek me 292 pikë kur kanë mbetur edhe dy gara nga përfundimi i kampionatit.

Top Channel