Poston foton e fëmijës të varur nga bluza, arrestohet nëna

03/11/2014 00:00

Një nënë 18-vjeçare është arrestuar pasi ka postuar në Facebook një foto të djalit të saj 14-muajsh duke qarë dhe i varur nga bluza në një çengel.

Mendohet se fotoja është postuar në rrjetin social nga babai i vogëlushit, i cili ka dashur të hakmerret ndaj partneres pas një debati. Shumë njerëz ia kanë dërguar këtë foto faqes së sherifit në Facebook dhe menjëherë është lëshuar urdhër-arresti për Alexis Breeden nga Virxhinia (SHBA).

Nëna e re është dorëzuar vetë në polici dhe tani po pret të përballet me akuzat e abuzimit të fëmijës.

Në Facebook, Alexis ka shkruar: “Njerëzit mendojnë se kam bërë një veprim të papjekur, por duket që kam qenë duke bërë shaka. Disa nga ju nuk janë prindër dhe nuk i dini shumë gjëra.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel