Zgjedhjet në rajonet rebele, reagon BE dhe Ukraina

03/11/2014 00:00

Bashkimi Europian dhe Ukraina i kritikuan votimet e mbajtura një ditë më
parë në lindjen e vendit të kontrolluar nga separatistët pro-ruse.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e cilesoi procesin e se dieles “ca pseudo-zgjedhje të terroristëve dhe të banditëve në territorin e pushtuar”.

Per shefen e re te politikes se jashtme te bllokut europian, Federica Mogherini votimet ne Donjeck e Luhansk ishin nje “tjeter pengese ne rrugen drejt paqes”.
 
Me zgjedhjet e së dielës në rajonet separatiste në Ukrainën lindore, rebelët prorusë u përpoqën të legjitimojnë pushtetin e tyre. Sipas përllogaritejeve të tyre ne republiken e veteshpallur te Donjeckut ka fituar qartë me mbi 80% te votave kreu i rebelëve Alexander Sachartschenko.

Ne Luhansk thuhet te kete triumfuar nje tjeter drejtues rebel, Plotnizki. Paralelisht me zgjedhjet presidenciale në keto dy rajone u zhvilluan edhe ato per parlamentet lokale, ne te cilat sipas mbeshtetesve te Moskes moren pjese rreth tre milionë qytetarë.

Prania e vezhguesve nderkombetare nuk u lejua. Poroshenko deklaroi nder te tjera se Shërbimi i Sigurimit Kombëtar SBU ka nisur një hetim penal për marrje pushteti në mënyrë të paligjshme dhe për “shkelje së rendit kushtetues” nga terroristët në Donetsk dhe Lugansk. Si Kievi ashtu dhe perendimi e shohin veç kesaj votimin edhe edhe si shkelje te marreveshjes se armepushimit te arritur ne muajin shtator, ndersa Rusia deklaroi qe perpara mbajtjes se zgjedhjeve se do ta njihte rezultatin e tyre.

Top Channel