Netanjahu kërkon vetëpërmbatje nga deputetët

03/11/2014 00:00

Kryeministri izraelit Benjamin  Netanyahu kërkoi “ përgjegjshmëri dhe
vetëpërmbajtje” nga ligjvënësit e shtetit hebre, ndërsa e bëri të qartë
se nuk do ta ndryshojë status quo-në e Malit të Tempullit.

Iniciativat private dhe deklaratat pa fre, tha kreu i ekzekutivit  izraelit, mire eshte te evitohen.
 
“Te mos biem pre e lojes se armiqve tane ekstremiste. Mendoj se e rendesishme tani eshte te tregohemi sa me te permbajtur e te punojme se bashku per qetesimin e situates”, tha Netanyahu.

Ne fjalet e tij, kryeministri izraelit percolli angazhimin e Qeverise qe drejton per te ruajtur  marrëveshjet e ushtrimit te besimit në malin e tempullit ne Jeruzalem duke thene se muslimanet mund te vazhdojne te falen serish ne xhamine Al Aksa. Eshte e lehte te ndezesh zjarrin, tha Netaniahu, por me e veshtire ta shuash ate.

Sipas pohimeve te tij, mesazhi i vetekontrollit i eshte percjelle edhe presidentit te autoritetit palestinez Mahmud Abaz si dhe te gjithe elementeve te tjere ne zone.

Komentet e shefit te ekzekutivit izraelit erdhen pas vazhdimit te trazirave pergjate gjithe fundjaves, edhe pse vendi i shenjte ne lindje te Jeruzalemit, u rihap mengjesin e se premtes.

Autoritetet hebraike urdheruan mbylljen e tij te enjen pas perpjekjes per vrasjen e nje akvitisti shume te njohur izraelit, rabinit Yehuda Glick. Policia izraelite ka arrestuar pergjate dy diteve te fundit 17 persona te dyshuar si te perfshire ne trazira.
Ne total, numri i te ndaluarve qe kur nje palestinez perplasi makinen e tij ne nje stacion tramvaji 10 dite me pare duke vrare dy vete, perfshire nje foshnje 3-muajshe, eshte 111. Ne Malin e  Tempullit gjenden dy qendra kulti myslimane, Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa, dhe konsiderohet vendi i trete me i shenjte i fese islame pas Mekes dhe Medines.

Top Channel