“Kemi humbur një engjëll”

03/11/2014 00:00

Aksidenti tragjik që i mori jetën aktorit Paul Walker në nëntor të vitit 2013 shokoi të gjithë Hollivudin, por më të vështirë e patën pjesëtarët e kastit të ‘The Fast and The Furious’, të cilët gjatë shfaqjes për herë të parë të trajlerit të filmit të shtatë të sagës u emocionuan shumë kur kujtuan “mikun dhe vëllain” e tyre.

Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Jordana Brewster, Tyrese Gibson, Ludacris dhe Jason Statham u përlotën kur nisën të flisnin për Paul Walker, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në Los Angeles.

“Humbëm një njeri të veçantë, një engjëll”, tha Vin Diesel.

Ndërsa Tyrese Gibson u shpreh: “I qëndruam pranë njëri-tjetrit për të kaluar atë moment të vështirë. Kemi diskutuar shumë sepse vetëm ne e dinim dhimbjen që po ndjenim.”

Filmi ‘Furious 7’ do të shfaqet për herë të parë në prill të vitit 2015.

Top Channel