Merkel rebelohet ndaj Britanisë

03/11/2014 00:00

Ndoshta edhe durimi i Angela Merkelit e ka një kufi. Kancelarja gjermane
thuhet ta ketë paralajmëruar kryeministrin britanik David Cameron se më
mirë ta shohë Mbretërinë e Bashkuar jashtë BE-së se sa te bej
kompromise mbi parimin e lëvizjes së lirë.

E perjavshmja gjermane ‘Der Spiegel’ citon burime brenda Qeverise te pohojne se ne kete pike, Merkel druhet qe Anglia po i hyn nje rruge pa kthim.

Paralajmerimi duket te jete bere gjate nje takimi ne prag te samitit te BE-se ne Bruksel javen e kaluar. Sipas ‘Der Spiegel’, kjo eshte hera e pare qe kancelarja e pranon se dalja e Britanise nga Bashkimi Europian, eshte e mundur.

“Nese Cameron vazhdon te kembengule ne planin e tij, atehere kancelarja Angela Merkel do te heqe dore nga perpjekjet e saj per ta mbajtur Britanine ne BE. Po ndodhi vertet nje gje e tille, atehere do t`i hyhet nje rruge nga e cila nuk do te kete me kthim pas”, shkruhet në gazetë.

Ministri britanik i Financave George Osborne u perpoq te minimizonte efektet e ketij lajmi te cilin e pershkroi si spekullim. Megjithate ai kembenguli se ne zgjidhjen e shqetesimeve publike mbi emigracionin,Londra zyrtare do te veproje ne baze te interesit kombetar.

Osborne i tha BBC-se se mundesia e abuzimeve ne sistemin e perfitimeve nga sigurimet shoqerore ka shkaktuar pakenaqesi te madhe, megjithate Mbreteria e Bashkuar, shtoi ministri, do t`i trajtoje bisedimet e ardhshme me qetesi dhe ne menyre racionale. David Cameron kerkon rinegociimin e kushteve te vazhdimesise se anetaresimit perpara mbajtjes se referendumit per shkeputjen ose jo te Britanise nga Bashkimi Europian.

Top Channel