Doganat, 12 përqind të ardhura më shumë në Tetor

03/11/2014 00:00

Doganat njoftuan se të ardhurat e grumbulluara në Tetor ishin 12 përqind më të larta, se sa i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se, muajin që lamë pas u arkëtuan 14 miliardë e 815 milionë lekë në total, duke realizuar kështu planin e vendosur në buxhet.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, administrata doganore bën një krahasim edhe për gjithë periudhën 13-mujore të drejtimit të ri, krahasuar me qeverisjen e mëparshme.

Sipas shifrave, gjatë kësaj kohe, në total administrata doganore ka arkëtuar 20 miliardë lekë ose 200 milionë dollarë më shumë se qeverisja e kaluar, çka sipas doganave përbën një rekord historik.

Top Channel