Zhvillimi i qyteteve “inteligjente”

03/11/2014 00:00

Në Durrës nisi punimet Forumi i parë Ndërkombëtar në Shqipëri për
“Qytetin Inteligjent”. Sipas organizatorëve, synimi i forumit është të
mbledhë dhe të shkëmbejë ide, dije, eksperienca per praktikat më të mira
ndërkombëtare, të cilat do të shkrihen me vizionin e qytetit
inteligjent, për një zhvillim të qëndrueshëm.

Kryeministri Rama në fjalën e tij deklaroi se “Ajo që na ka ndodhur në këtë hark 20 vjeçar ka qenë e kundërta. Kemi pasur zhvillim padyshim, por zhvillimi ka qenë i karakterizuar nga një paqëndrueshmëri, pasoja që sot ndihen gjithmonë e më tepër, posaçërisht në të gjitha burimet natyrore. Nëse një nga burimet më të mëdha të rritjes në 20 vite ka qenë ndërtimi dhe nëse përmes këtij burimi ka përfituar ekonomia e ditës dhe ka përfituar familja shqiptare në tërësi, por po të shohim koston e shfrytëzimit të këtij burimi rritjeje jemi përpara një panorame jashtëzakonisht tronditëse.

Ndërsa ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Giaiani, tha se përpjekja për krijimin e qyteteve inteligjente përbën një sfidë që lidhet sa me zhvillimin, aq edhe me zgjidhjen e problematikave nga më të ndryshmet ekonomike e sociale.

Top Channel