2.7 milionë USD për fuqizimin e rolit të gruas

03/11/2014 00:00

2.7 milionë dollarë ka dhënë Qeveria suedeze për të mbështetur dhe
fuqizuar sa më shumë rolin e gruas në familje, por edhe në biznes.

“Së bashku me Qeverinë suedeze, ne do të promovojme bashkëpunimin e burrave dhe djemve në mbështetje të grave dhe vajzave në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe stereotipeve gjinore. Së bashku, qëllimi ynë do të jetë promovimi i mundësive për të nxjerrë nga pasiguritë ekonomike jo vetëm gratë por edhe më të varfërit”, u shpreh Zineb Toumi- Benjelloun, përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

‘Une jam shume e lumtur te rikonfirmoj partneritetin tone,duke nenshkruar kete marrveshje te re per te ndihmuar Shqiperine ne arritjen e potencialit te saj te plote duke krijuar nje mjedis aftesues dhe duke fuqizuar burrat dhe grate te kene te njejtin pushtet dhe mundesi per te konsoliduar shoqerite dhe jetet e tyre’, thotë Lisa Fredriksson, drejtoresha e Agjencisë Suedeze.

Kjo marreveshje u firmos nga Drejtoresha e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, Lisa Fredriksson dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Zineb Toumi –Benjelloun.

Top Channel