Vlorë, sekuestrohen 5 kg heroinë, dy në pranga

03/11/2014 00:00

Pesë kilogram heroinë janë sekuestruar pasditen e së Hënës nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni, i cili mësohet se vazhdonte prej disa muajsh.

Droga është sekuestruar në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, ndërsa raportohet se gjatë operacionit ka pasur dhe të shtëna me armë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Uniformat blu të qytetit bregdetar pas sekuestrimit të lëndës narkotike kanë vënë në pranga Zia Telharaj dhe Bruno Shehun, të dy 20 vjeç dhe banues në Vlorë, në momentin që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike.

Veç sasisë prej 5 kg heroinë janë sekuestruar dhe një sasi e madhe parash të cilat do shërbenin për blerjen e lëndës narkotike.

Nga ana e strukturave të Policisë së Vlorës është duke u punuar për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë linjë trafiku, ndërsa dyshohet se këta persona janë pjesë e një rrjeti kriminal me tendencë trafikimin e drogërave të forta.

Top Channel