Vaksinat e para kundër kancerit mund të jenë gati brenda 3 viteve. Agjencia Italiane e Barnave Mjekësore njofton se eksperimentet në këtë fushë janë në një fazë të avancuar.

“Përveç vaksinave tradicionale, si ato që prandalojnë gripin apo sëmundje të tjera infektuese, ka goxha zhvillim për vaksinën parandaluese të kancerit e cila mund të hidhet në treg pas tri viteve”, deklaron Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Italiane, Luca Pani.

Ai thotë më tej se përveç vaksinës parandaluese për kancerin po punohet paralelisht edhe për vaksinën kundër Alzheimer-it apo edhe për atë kundër varësisë së shkaktuar nga abuzimi me alkoolin apo lëndët narkotike.

Për këto, grupim i studiesve italianë thonë se për të qenë plotësisht funksionale do të duhen edhe 5-10 vite të tjera. Vaksina të tilla do të bëhen vetëm një herë në jetë, por pengesë për shumë personat mund të bëhet çmimi i lartë me të cilin do të dalin në shitje.

Top Channel