Ekstradohet nga Athina i kërkuari për vrasje

03/11/2014 00:00

Interpol Tirana ka mundësuar përmes bashkëpunimit me kolegët grekë ekstradimin nga Athina të një të kërkuari për vrasje.

Sipas informacioneve të dhëna nga burime zyrtare, bëhet fjalë për shtetasin Ndrec Kola, i akuzuar për një vrasje të kryer në vitin 2002.

Sipas burimeve, për këtë krim Kola, 52 vjeç, ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Tiranës me 19 vjet burg.

Menjëherë pas vrasjes së shtetasit të identifikuar me iniciale S.H, ai kishte lënë vendin dhe ishte arratisur në Greqi.

Pas një pune të zhvilluar nga Interpol vitet e fundit u bë i mundur zbulimi i vendndodhjes së tij.

Top Channel