Me afrimin e muajit dhjetor, ministri i Mjedisit Lefter Koka ka propozuar nisjen e një fushate kombëtare për pyllëzimin.

Nisur nga kjo, kryeministri i vendit Edi Rama ka urdhëruar krijimin e një task force për marrjen e masave për veprimtaritë që do të zhvillohen në ditën kombëtare të pyllëzimit, si dhe organizmin e kësaj fushate.

Kjo task forcë do të drejtohet nga zv.kryeministri Niko Peleshi, por në të do të përfshihen 8 ministri: e Mjedisit, e Mbrojtjes, Arsimit, Bujqësisë, e Brendshme, e Turizmit, Transportit, Shëndetësisë dhe Finanacave.

Kjo task forcë do të funksionojë në periudhën kohore dhjetor-mars dhe do të organizojë të gjithë fushatën për mbjelljen e fidanëve pyjorë në të gjithë vendin.

Brenda 30 nëntorit do të hartohet plani i punës dhe do të përcaktohen objektivat të cilat më pas do t’u dërgohen për zbatim të gjitha strukturave përkatëse me qëllim që në muajin dhjetor të nisë puna për mbjelljen e pemëve në terren.

Top Channel