Tim Cook gay, rusët heqin monumentin kushtuar Steve Jobs

03/11/2014 00:00

Tim Cook doli haptazi mbi prirjet e tij seksuale dhe tha se ndjehej krenar për këtë, por kjo nuk ka bërë fort krenarë drejtuesit e Universitetit të Teknologjisë së Informacionit në Shën Peterburg të Rusisë.

Autoritetet hoqën nga sheshi i universitetit një iPhone 2 metra të lartë i ndërtuar në vitin 2013 nga kompania ruse ZEFS në shenjë përkujtimi për Steve Jobs.

Por pas deklaratës së Tim Cook monumenti shkelte ligjet ruse që dënojnë propagandën gay.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel