Vlorë, shmanget grabitja e bankës

03/11/2014 00:00

Policia e Vlorës ka mundur të parandalojë grabitjen e një banke të nivelit të dytë në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se grabitja ishte planifikuar të kryhej nga shtetasit Irakli Halili dhe Skënder Lamaj, i pari banues në Vlorë ndërsa i dyti në fshatin Trevllazër.

Sipas burimeve, dy autorët, të dy të moshës 28-vjeçare, janë arrestuar para bankës vetëm pak çastë para se të kryenin grabitjen.

Në momentin e arrestimit, dy autorëve u është sekuestruar një automjet tip “Fiat Brava”, ngjyrë vishnje dhe me targë “TR 2509 U”, armë, parukë dhe sende të tjera që do t’i shërbenin për të kryer grabitjen.

Ndërkaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Top Channel