Poezia e performuar dhe rrëfimi i historive

03/11/2014 00:00

Është konsideruar si arti i njerëzve, që guxojnë për të thënë e ndryshuar gjëra.

Një lloj krijimi poezie shumë e fuqishme, e sinqertë dhe në lëvizje, ku interpretuesi është njëkohësisht edhe autori, që shpreh histori personale ose fenomene e beteja sociale në një mënyrë emocionale.

Quhet “poezi e performuar”! Themeluar në 1980-n nga një punëtor ndërtimi i quajtur Mark Smith, i cili donte të demokratizonte poezinë e ta zhvishte nga stuktura akademike e saj.

Konkursi i parë i poezisë së performuar u mbajt në 1984-n në Chicago. Filozofia mbetet e njëjtë edhe në konkurset që zhvillohen sot.

Në një kohë të shkurtër të mirëpërcaktuar, performuesit mund të përdorin disa zhanre të artit, si rrëfim historie, teatër, ‘stand-up komedi’, si dhe të poezisë së fortw.

Poezia e performuar nuk është një interpretim pasiv. Ajo zhvillohet në varësi të reagimeve të jurisë e audiencës. Vlerësimi i jurisë për performancën është nga 0 në 10, kwto tw fundit pikët maksimale.

Shumë kritikë e shohin këtë rrymë si shpëtimtaren e poezisë, që është “duke vdekur”, si një rrymë që ndihmon të mbijetojë arti i fjalës.

Ndërsa për të tjerë konsiderohet si një poezi ekstremisht e fortë dhe ndonjëherë shumë hermetike.

Pavarësisht mendimeve kontroverse, ky art ka një përhapje të gjerë në Amerikë dhe artistët shfaqin mendimet e tyre, nga skenat e lokaleve më të thjeshta, deri në teatrot më të mëdha.

Top Channel