Investigimi i “Fiksit”, autobotët me ujë, jashtë kontrollit higjenik

03/11/2014 00:00

Në të gjitha lagjet e Tiranës shihen çdo ditë autobotë që shesin ujë që
reklamohet si ujë i pijshëm. Këta autobotë janë jashtë çdo kontrolli
higjenik.

Ku mbushen një pjesë e madhe e këtyre autobotëve? A është vërtet i pijshëm uji i tyre? Fiks Fare këtë të hënë bëri publik një investigim mbi çështjen në fjalë ku kamerat e fshehta kapën “në flagrancë” autobotë duke u mbushur jashtë çdo kushti higjenik dhe sanitar.

***

Biseda me shitësin 1 (Kombinat)

Fiksi: I mirë është ëëë?

Shitësi: I njomë është, por pihet.

Fiksi: Ku e mbushni këtë ujin?

Shitësi: Tek burimi.

Fiksi: Ndonjë analizë ndonjë gjë i bëni?

Shitësi: Po.

Fiksi: Ku ja bëni?

Shitësi: Atje tek rruga…

Fiksi: Ku?

Shitësi: Atje ëëë…Atje ku bëhen këto analizat e ujit.

Fiksi: Shumë mirë. Faleminderit!

***

Biseda me Shitësin 2 (Yzberish)

Fiksi: I pastër është ky uji apo jo?

Shitësi 2: Po.

Fiksi: E ku mbushet?

Shitësi 2: E mbushim në Priskë.

Fiksi: A përdoret për të pirë se unë është hera e parë që mbush këtu edhe…

Shitësi 2: Po i pastër është. E kam me analiza.

Fiksi: Faleminderit!

***

Biseda me shitësin 3 (Porcelan)

Fiksi: Është ujë i pastër apo jo?

Shitësi 3: Po.

Fiksi: E ku mbushet?

Shitësi 3: Mbushet lart në Dajt.

Fiksi: Në Dajt?

Shitësi: Po.

Fiksi: Sa është një bidon?

Shitësi 3: 300 lekë (të vjetra). Faleminderit!

Fiksi: Pihet apo vetëm për të gatuar?

Shitësi 3: Po po, edhe për të pirë.

Fiksi: Ok. Faleminderit!

Top Channel