Kur gjobën antiduhan e pëson nga një President

03/11/2014 00:00

Pronari i një lokali në Stamboll është dënuar me një gjobë prej afro 3000 dollarësh, pasi vetë Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan diktoi një njeri, i cili pinte cigare brenda ambienteve të tij.

Sipas gazetës “Le Monde”, Erdogan i kishte drejtuar gishtin personit në fjalë dhe aq mjaftoi që shumë njerëz ta fotografonin dhe filmonin këtë çast, e më pas ta shpërndanin nëpër rrjete sociale.

“Për këtë ndëshkohesh”, ka bërtitur Erdogan. Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura nuk lejohet në Turqi.

Top Channel