Qeni hyn në fushën e Cërrikut

04/11/2014 00:00

Hyrja në fushë e një qeni të racës “Pitbull” është bërë shkak që ndeshja e Kategorisë së Dytë Turbina-Këlcyra të ndërpritej për disa minuta.

Për fat të mirë ‘Pitbulli’ ka qenë dukshëm i vogël në moshë pasi për asnjë moment nuk tregoi agresivitet ndaj futbollistëve, madje u dëfrye për disa sekonda me ta.

Është dashur ndërhyrja e një lojtari të Turbinës së Cërrikut që qeni të largohet nga fusha dhe të lejojë vazhdimin e lojës. 

Top Channel