Britania me mirëqenien më të lartë në BE

04/11/2014 00:00

Indeksi i mirëqenies për vitin 2014 në krye të klasifikimit të vendeve të BE-së ka renditur Britaninë e Madhe. Studimi përfshin sfera si ekonominë, liritë personale, arsimin, qeverisjen dhe shëndetësinë.

Sipas “Financial Times” Norvegjia dhe Zvicra, dy vende europiane, por jo anëtarë të BE-së, renditen të parat, ndërsa Republika e Afrikës Qendrore, Çadi dhe Republika Demokratike e Kongos janë të fundit.

Hulumtimi përfshin 142 vende në botë, të cilat zënë rreth 96 për qind të popullsisë së botës dhe 99 për qind të GDP-së globale. Në këtë renditje, duke e krahasuar me vitet e kaluara, Rusia renditet në vendin e 124-t.

Top Channel