Masakër në lokal, 4 të vrarë. Autori i dyshuar, djali i Luiza Xhuvanit

04/11/2014 00:00

Një grindje në një klub nate në Tiranë përfundoi në një masakër të
vërtetë, me katër të vrarë dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth
orës 4:00 të mëngjesit në lokalin “Ante Grand”, në rrugën e “Elbasanit”.

Viktimat jane Edison Jaho 36 vjeç, Enea Xhaja 38 vjeç, Arber Demiraj 19 vjeç dhe shtetasi italian, Giampaulo Azzola, 60 vjec.

Sipas grupit te hetimit, njeriu qe kreu krimin e katerfishte eshte Kostandin Xhuvani 26 vjeç, per te cilin ka dyshime te forta se  ka qelluar drejtperdrejt me armen pistolete ndaj Enea Xhajës dhe Edison Jahos, nderkohe qe Arber Demiraj ka marre dy plumba vdekjeprures aksidentalisht, ashtu si edhe klienti tjeter ne lokal 60-vjeçari italian Azzola.

Kostandin Xhuvani, nje emer i njohur per problemet me ligjin edhe me heret. Policia dyshon se Xhuvani ka qelluar me dashje ndaj Edison Jahos dhe Enea Xhajes, nderkohe shoku i tij Arber Demiraj ka humbur jeten brenda ne lokal teksa ka tentuar qe te parandaloje krimin.

Sipas policise dhe prokurorise Kostandin Xhuvani ndodhej ne lokal qe prej ores 22:00 te mbremjes se te henes, se bashku me Erald Sinen dhe Albano Ballacajn dhe Arbër Demirajn. Nderkohe qe ne nje tavoline tjeter ishin ulur dy viktimat e tjera Enea Xhaja dhe Edison Jaho.

Te rinjte, sipas deshmitareve okulare njiheshin me njeri-tjetrin dhe pas konsumimit te pijeve alkoolike, për disa orë, ne nje moment Kostandini ka kerkuar droge nga Xhaja dhe Jaho duke ju treguar madje edhe karten e identitetit. Pasi ka marre refuzimin e tyre, te rinjte jane perplasur fizikisht me njeri-tjetrin dhe ne këtë çast thuhet se Xhuvani ka nxjerre armen, duke i qelluar te dy ne hyrje te lokalit teksa Xhaja dhe Jaho ishin ne kembe ne tentative per te ikur.

Mbas tyre, sipas deshmitareve okulare qe kane rindertuar me çfare kane pare dinamiken e krimit ndodhej edhe 19-vjeçari Demiraj shok me Xhuvanin, i cili ne perpjekje per t’i ndare ka marre pluma tejshpues, ndersa nga qitjet e armes pistolete ka marre plage vdekjeprurese edhe shtetasi italian Azzola.

“Mbrëmë kemi dëgjuar zhurmë shumë. Njëri prej tyre bërtiste me të madhe dhe kërkonte ndihmë. Të shtëna nuk kam dëgjuar”, thotë një banore.

E ndersa kane tentuar te shpetojne jeten e shokut te tyre Arber Demiraj te cilin e kane hipur ne makine,i pari qe eshte arrestuar eshte Erald Sina, i cili eshte kapur ne rruge pak metra larg daljes se lokalit.

Ne tentative per t’i shpetuar policise i dyti eshte arrestuar Kostandin Xhuvani, i cili pas te shtenave te policise ka hedhur armen dhe per pasoje eshte arrestuar. I treti Albanio Ballaca eshte kapur nga forcat e rendit ne afersi te Fakultetit Ekonomik. Aktualisht tre prokurore te Tiranes po merren me zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin e plote te saj, nderkohe qe ne polici jane pyetur nente deshmitare okulare, mes tyre punonjes te lokalit dhe klinete te rastit.

Top Channel