Pronari i lokalit: Xhuvani qëlloi me armë pas sherrit

04/11/2014 00:00

Policia ka ndaluar pronarin dhe punonjesin e sigurisë së lokalit në Tirane, ku ndodhi masakra me pasojë
vdekjen e katër personave.

I marrë në pyetje, pronari i lokalit ka dëshmuar për krimin e ndodhur, duke sqaruar se në fillim ka patur një debat mes dy grupeve të të rinjve që ishin në lokal, por më pas debati është shuar dhe nuk është dashur ndërhyrja e sigurisë.

“Kostandin Xhuvani, ka qenë ai që pas sherrit është rikthyer dhe ka qëlluar me armë drejt grupit tjetër”, mësohet të ketë dëshmuar pronari i lokalit.

Ndërkohë policia sqaron se nga të shtënat me armë brenda lokalit kanë mbetur të vdekur tre persona, por mbetet ende e paqartë se nuk ka qëlluar viktimën e katërt, jashtë ambienteve të lokalit.

Top Channel