Xhuvani me precedentë penale

04/11/2014 00:00

Kostandin Xhuvani përfshihet për herë të dytë në një ngjarje, me pasoja
të rënda. Xhuvani 26-vjeçar u dënua më parë me dy vjet burg, me akuzën e
vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Kostandin Xhuvani pranoi perpara gjykates te kishte kryer krimin e vrasjes per vetëmbrojtje ne 12 shkurt te vitit 2011, per te cilen mori denim me 24 muaj burgim.

Ai vrau gjate nje grindje e siper bashkemoshtarin e tij, Alfred Musabelliu, ne nje banese ne qytetin Studenti. Ne gjykate Xhuvani shprehu pendese, por deklaroi se e kreu krimin per te shpetuar jeten e shokut te tij, te cilit i ishte drejtuar arma ne koke. Shoku i tij, i cili ishte diten e kryerjes se vrasjes bashke me te u arrestua dhe u denua per moskallzim te krimit me 14 muaj burg. Gjyqi i Xhuvanit u zhvillua brenda gjashte muajve nga dita e krimit per shkak se avokati mbrojtes i tij kerkoi gjykim te shkurtuar.

Vendimi u dha ne nentor te po atij viti dhe shkaktoi nje debat te madh politik. Ministri i Drejtesise se asaj kohe Eduart Halimi kerkoi inspektim te gjithe dosjes. Halimi dergoi kopje te ketij raporti ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje ne Presidence. Ish- ministri i Drejtesise i kerkoi presidentit Bamir Topi, ne ate kohe kreu i KLD-së, te fillonte procedimin disiplinor per prokurorin e çeshtjes dhe kryeprokurorin e Tiranes. Sipas ish-ministrit te Drejtesise prokuroria duhet te apelonte vendimin e dhene nga gjykata me dy vjet heqje lirie. Prokuroria kerkoi ne shkallen e pare tre vjet burgim, dhe gjykata e Tiranes dha tre, por per shkak te gjykimit te shkurtuar Xhuvanit ju ul 1 e treta e denimit.

Xhuvani i cili doli ne fund te vitit 2012, do te behej serish objekt i debateve politike edhe ne 2014-en, kur policia do te nderrmerte nje aksion ne Lazarat. Emri i Kostandin Xhuvanit do te ishte ne listen qe policia do te publikonte si personat e armatosur qe i goditen me arme forcave RENEA dhe qe ishte i shpallur ne kerkim. Pavaresisht debateve te medha politike pak muaj me pare, emri i tij do te hiqej nga lista e te kerkuarve per shkak se u verifikua qe Xhuvani ishte ne Tirane ate dite. E ema, depuetete ne Kuvendin e Shqiperise aktorja Luiza Xhuvani e mori te birin per ta nxjerre perpara medias ne nje te enjte te seances plenare ne Parlament perpara mediave per te deklaruar se ishte bere nje gabim dhe i biri nuk ishte ne kerkim nga policia.

Mbremjen e se henes Xhuvani serish gjendet ne probeleme te renda me ligjin. Kete rradhe i akuzuar ne nje vrasje te katerfishte.

Top Channel