Të dyshuarit kryesore për ngjarjen po merren në pyetje

04/11/2014 00:00

Tre të arrestuarit për ngjarjen e rëndë që ndodhi orët e para të
mëngjesit të së martës janë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po marren në pyetje për atë çfarë ka ndodhur.

Nga burime jozyrtare mësohet se në lokalin, ku ndodhi ngjarja “Ante Grand”, kanë qenë të ulur në dy tavolina të ndara, Kostandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballca dhe Arber Demiraj. Ndërsa në tavolinën tjetër kanë qenë të ulur Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Në një moment, të caktuar, dy palët janë konfliktuar për motive banale. Ka dyshime që nga të dy palët është shtënë me armë zjarri, që përfundoi me vdekjen e katër personave. Mes tyre është regjistruar si viktimë edhe shtetasi italian Paolo Azzolo, i cili është qëlluar aksidentalisht dhe nuk ka patur asnjë lidhje me palët në konflikt.

Nga hetimet paraprake rezulton se e gjithë ngjarja ka qënë pasojë e një grindje të momentit, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë masakër që ka ndodhur e që ka shkaktuar pasiguri në kryeqytet.

Top Channel