Skrapomania rrezikon manastirin e Mesopotamit

04/11/2014 00:00

Skelat e hekurit që mbanin strukturën e manastirit të Mesopotamit në
Delvinë janë vjedhur ditët e fundit nga persona ende të paidentifikuar
nga policia e zonës.

Reshat Gega, arkitekti që u mor me projektimin dhe zbatimin e dy fazave të para restauruese të objektit, thotë se grabitja e profileve e ka future monumentin në një fazë kritike të stabilitetit të tij.

Manastiri i Mesopotamit një prej objekteve më unikale të arkitekturës bizantine në Ballkan prej të paktën 5 vitesh gjendet jashtë funsionit në pritje të fazës së tretë të restaurimit.Punimet u ndërprenë atëherë nën idenë e rishikimit të projektit që do të zbatohej gjatë asaj faze.

Sektori i Kulturës Kombëtare në Sarandë edhe më parë ka shprehur shqetësimin mbi situatën e këtij monumenti të rrallë.Monumenti përvecse jo funksional dhe i pavizitueshëm në mjedisin e bredshëm paraqet risk degradimi për shkak të mosndërhyrjes.

Ndërkaq arkitekti Gega thotë se dëmtimet në monumente nuk po ndalen. Sipas tij edhe gjatë viti të kaluar thesarkërkuesit kanë kryer gërmime në territorin e Manastirit ndërsa është dëmtuar e grabitur edhe gardhi rrethues. Në të gjithë trashëgiminë byzantine monumenti kisha e shën Nikollës në Mesopotam përfaqëson monumentin e vetëm me stil kaq unik si për nga ndërtimi volume i bredshëm, dekori dhe funksioni. Ndërtimi i tij shkon pas në fillesat e despotatit të Epirit dhe mosndërhyrja mund të kërcënojë degradimin final të një trashëgimie me vlerë botërore.

Top Channel