Rrëzohet miti i whiskey-t skocez

04/11/2014 00:00

Të gjithë ata që e njohin kur u përmendet “whiskey” mendojnë Skocinë si shtëpinë e parë dhe më cilësorja për prodhimin pijes alkoolike të famshme në gjithë botën, dhe kur themi Japoni pjesa më e madhe mendojnë për saken (raki e bërë nga orizi), pijen alkoolike vendase.

Por duket se Japonia dhe whiskey kanë një lidhje më të fortë dhe mitet që ndërtohen bien sërish. I tillë është edhe ai i whiskey-t skocez…të paktën pas vendimit të “World Whiskey Bible”.

Për herë të parë në 12 vitet, që kur u ngrit ky konkures vlerësues për këtë pije, një kompani japoneze fitoi çmimin e parë. Distileria japoneze me prodhimin e saj “Suntory Yamazaki Single Malt Sherry Cask” u shpall shishja më e mirë me 97.5 pikë nga 100 të mundshmet.

Por surpriza nuk përfundoi me kaq. Asnjë prodhim skocez nuk u rëndit në pesë vendet e para.

Distileria japoneze Yamazaki, që ndodhet pranë qytetit Kyoto është ngritur në vitin 1923 dhe konsiderohet një “xhevahir i industrisë vendase”. Pija që u nderua me çmimin e parë është pjesë e një formule të veçantë dhe kërkon qendrimin 15 vjet e vulosur. Para 15 vitesh u prodhuan 18 mijë shishe të tilla që sot kanë dalë në shitje online për 160 dollarë copa.

Top Channel