Policia: Xhuvani u kap me armë në dorë, bëri rezistencë

04/11/2014 00:00

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e katër personave
në një lokal nate, pranë shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në
Tiranë.

Policia ben me dije se vetëm 8 minuta pas njoftimit të Sallës Operative është kapur i dyshuari i parë Erald Sina, i cili ka qenë pranë vendngjarjes dhe dy minuta më vonë është kapur pranë Fakultetit Ekonomik, i dyshuari tjetër Albano Bllacaj.

Kostandin Xhuvani, sipas policisë, është kapur me armë në dorë rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, duke bere rezistence ndaj forcave blu.

Mësohet se janë shoqëruar në polici edhe 9 persona të tjerë, të cilët kanë qenë në vendngjarje.

Top Channel