Klubet e natës, biznesi pa kontroll që prodhon krime dhe zhurmë për qytetarët

04/11/2014 00:00

Vrasja e katër personave ka tronditur dhe ka trembur banorët e pallatit
poshtë, të cilit ështe ndërtuar lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Asnje prej tyre nuk fliste, por gazetarët e Top Channel arritën të intervistojnë një prej fqinjeve qe tregon se banoret shpesh jane ankuar per zhurme dhe kane kerkuar nderhyrjen policies dhe të organeve kompetente.

“Prej një viti ne dëgjonim muzikë dhe kemi njoftuar edhe policinë”, thotë në banor.

Por edhe pse banori i zonës deshmon se kane patur here pas here shqetesime, kryeinspektori i Mjedisit Ergys Agasi deklaron se ky subjekt eshte i pajisur me leje mjedisore prej vitesh.

“Lokali në fjalë është një lokal ‘underground’. Ka qenë i pajisur me leje vite me parë dhe Inspektoriati i Mjedisit i ka verifikuar këto leje. Nuk kemi patur një ankesë të vecantë për nivelin e zhurmave për këtë lokal”, thotë Agasi.

Por deshmitë e banoreve te zones tregojne se zinxhiri qe ka çuar ne marrjen e dokumentave zyrtare qe duhen per t`u pajisur me leje mjedisore ka deshtuar. Nje leje mjedisore jepet pasi Bashkia ka dhene lejen perkatese, jane marre firmat e banoreve qe jane pro hapjes se ketij biznesi dhe Instituti i Shendetit Publik ka bere matjet.

“Mendimi i komunitetit i zonës, në të cilën ndodhet lokali, dhe pasi është pajisur qoftë me mendimin e përcaktuar me firma të veçanta të banorëve, të cilët banojnë pranë kësaj zone të veçante dhe i pasjisur me leje të vecanta nga Bashkia e Tiranës, pastaj jepet leja e mjedisit. Ka disa kushte të tjera që përcakton nivelin e ndotjes akustike. Po ashtu bëhet matja nga ISHP-ja. Nga 100 për qind të lejeve mjedisore që janë dhënë në qarkun e Tiranës, në asnjërën prej tyre nuk ekziston që të mungojë vendimi i ISHP-së, mospajisja nga bashkia e Tiranës apo mosaprovimi nga banorët”, thotë Agasi.

Por a ka ndodhur e gjithe kjo? Zhurmat qe degjohen nga lokalet dhe ankesat e tyre, deshmojne se Instituti i Shendetit Publik nuk i ka kryer si duhet matjet, çka do te thote qe firma e vendosur prej tyre eshte dhene ne forme abuzive. Gjate muajit tetor mbi 90 subjekte jane gjobitur nga Inspektoriati i Mjedisit i cili sakteson se gjate javes subjektet duhet te qendrojne hapur deri ne oren 23 nese ato nuk kane leje mjedisore. Nderkohe qe gjoba per shkelesit si ne kete rast eshte vetem 50 mije leke, ndersa policia me sa duket ka deshtuar edhe ajo ne aksionin per mbylljen e lokaleve pas ores 23.00, me dashje apo per shkak te paaftesise.

Top Channel