F1, Alonso-McLaren, detajet e kontratës

04/11/2014 00:00

Fernando Alonso do të jetë piloti i ri i McLaren duke nisur nga viti 2015. Edhe pse vetë spanjolli i Ferrarit nuk e ka zbuluar skuadrën e tij të re për sezonin e ardhshëm, BBC ka publikuar detajet e marrëveshjes që dy herë kampioni i Formulës 1 do të nënshkruajë me britanikët.

Mendohet se Alonso do të ketë një pagë prej 35 milionë eurosh në vit për dy sezone, me opsionin e zgjatjes së kontratës edhe një sezon tjetër. Shoku i tij i skuadrës do të jetë i riu Kevin Magnussen, ndërsa Jenson Button do të largohet.

Zyrtarizimi do të vijë kur Alonso dhe Ferrari të gjejnë marrëveshjen për prishjen konsensuale të kontratës mes tyre.

Top Channel