Gjithçka për të ruajtur çmimin Oscar

04/11/2014 00:00

Me interpretimin e tij në filmin ‘Dallas Buyers Club’, aktori Matthew McConaughey fitoi çmimin Oscar dhe duket se djali i tij Levi është shumë i dhënë pas statujës prestigjioze. 6-vjeçari i ka thënë babait të tij se në rast të një katastrofe natyrore, misioni i tij i vetëm do të jetë të shpëtojë trofeun dhe asgjë tjetër.

“Një ditë më pyeti se çfarë ishte një tsunami dhe se çfarë do të bënim në një event të tillë. I thashë që do të merrnim gjërat më me vlerë, qenin, macen dhe do të dilnim nga shtëpia. Më tha: “Babi, harrove çmimin Oscar”. E ka shumë me merak atë statujë”, tha aktori për revistën ‘GQ’.

Matthew zbuloi gjithashtu se bëri mirë që u largua nga komeditë romantike me të cilat u bë i famshëm në Hollivud.

“I vura vetes tre qëllime: të bëhesha një bashkëshort i mirë, një baba i mirë dhe një aktor i kërkuar. Nuk e di sa ia kam arritur”, tha McConaughey.

Top Channel