Lodhja e vazhdueshme, simptoma që na rrënon ditën

04/11/2014 00:00

Të mungon fuqia, motivimi? Ke vështirësi të përqendrohesh? Ke dhimbje koke, ndoshta edhe trupi dhe çudia është se nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Në fakt kjo është lodhja e vazhdueshme, një simptomë në gjuhën mjekësore që prek më shumë femrat se meshkujt. Duke mos qenë sëmundje, edhe njerëzit e gjejnë më të lehtë të drejtohen në farmaci sesa te mjeku.

Farmacistja Vilma Papajani tregon se këtë periudhë janë të shumtë qytetarët, që drejtohen në farmaci me këto ankesa: “Në tetor vijnë më shumë pacientë që ankohen për lodhje, pagjumësi dhe mungesë fuqie.”

Megjithëse ne nuk kemi statistika për këtë lloj simptome, sipas Institutit të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, 1 në 5 amerikanë ankohen nga lodhja, e cila është në atë shkallë sa që ndikon në jetën e tyre normale.

Lodhja ngatërrohet shpesh me pagjumësinë, por në fakt mbart në vetvete një sërë problemesh mjekësore dhe psikologjike.

Njerëzit që vuajnë nga lodhja humbasin motivimin dhe energjitë. Dhe në fakt janë gjëra të vogla, që bëjmë apo nuk bëjmë që mund të na lodhin mendërisht dhe fizikisht. Zakone që na bëjnë të ndjehemi të lodhur, por që me pak informacion mund t’i korrigjojmë.

10 arsyet pse ndjehemi të lodhur gjatë gjithë kohës:

1. Nuk pi mjaftueshëm ujë
2. Ha ushqime pa vlerë
3. Nuk po konsumon në sasinë e duhur hekur
4. Je perfeksionist
5. I zmadhon gjërat
6. Nuk di të thuash “Jo”
7. Ke një shtëpi ose zyrë të rrëmujshme
8. Punon edhe gjatë kohës së pushimit
9. Kontrollon e-mailet gjatë kohës së gjumit
10. Rri zgjuar në fundjavë

Top Channel