Premiera e ‘Dumb And Dumber To’

11/04/2014 00:00

Rreth 20 vite më parë fansat e filmave komedi u njohën me Lloyd Christmas dhe Harry Dunne, dy personazhe me mungesë të theksuar zgjuarsie dhe shumë komikë. Tashmë që kanë kaluar dy dekada, aktorët Jim Carrey dhe Jeff Daniels janë kthyer të interpretojnë sërish këta dy personazhe në filmin ‘Dumb And Dumber To’.

Ditën e hënë, Carrey dhe Dunne ishin në premierën në Los Angeles të filmit të tyre dhe u paraqitën me këmisha të bardha, pantallona kafe dhe xhaketa të shndritshme.

Filmi i parë ‘Dumb And Dumber’ ka pasur shumë sukses dhe arriti të grumbullonte 250 milionë dollarë në “box office”. Filmi i dytë tregon se Lloyd (Jim Carrey) ka kaluar 20 vite duke u shtirur i sëmurë për t’i bërë një shaka shokut të tij.

Më pas, dyshja bashkohet për t’u vënë në kërkim të vajzës së humbur të Harry-t (Jeff Daniels), e cila interpretohet nga Rachel Melvin.

Top Channel