“Në organizimin e dasmës më ndihmuan fëmijët”

04/11/2014 00:00

Angelina Jolie ka zbuluar se dasmën me bashkëshortin Brad Pitt ia organizuan 6 fëmijët e saj. Aktorët e famshëm u martuan në jug të Francës në 23 gusht pas një fejese shumë të gjatë dhe sipas Jolie, djali Pax bëri tortën, ndërsa të tjerët ndihmuan me zbukurimet.

Në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’, 39-vjeçarja tha: “Është bukur të jesh burrë e grua. Me organizimin e dasmës ndihmuan edhe fëmijët. Pax bëri një tortë pasi nuk kishim fare ëmbëlsirë, ndërsa të tjerët bënë jastëkë për unazat dhe zbukurime.”

Gjithashtu, Angelina Jolie deklaroi në intervistë se është e hapur për një karrierë në politikë pasi puna e saj humanitare është gjithmonë e lidhur me politikën.

Top Channel